Report TV - Tre parti të majta tërhiqen nga zgjedhjet: Çdo votë për PS-në

Report TV 2017-07-07

Views 0

Tre aleatë të PS janë tërhequr nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Bëhet fjalë për PSV 91 e Petro Koçit, Partinë Socialiste të Moderuar të Gjergji Kojës dhe atë të avokatit Idajet Beqiraj.

Përmes një deklarate për mediat, ata bënë thirrje që çdo votë në 25 qershor të shkojë për PS-në, në mënyrë që kjo e fundit të arrijë të sigurojë 71 mandate për të qeverisur e vetme.

"Votat t'i shkojnë PS-në, në mënyrë që të kemi vazhdimësinë e kësaj qeverisje për të bërë reformat. PS duhet të arrijë të marrë 71 vota", tha Koçi.

Ata i bënë thirrje edhe partive të tjera të majta që të tërhiqen nga zgjedhjet parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form