Menjëherë pas të martës së kaluar, kur u zhvillua edhe greva e 45-të e përgjithshme në Greqi prej vitit 2010, Ministria e Jashtme britanike ka lëshuar - 3 muaj pas fillimit të sezonit turistik, - edhe një udhëzues turistik për Greqinë, me anë të të cilit paralajmëron shtetasit britanikë që do të vizitojnë qytetet greke, për disa nga pengesat apo problemet që mund të hasin.