Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare: Akt antikushtetues ndaj mediave private

RTV KLAN 2017-07-07

Views 7

Me forcën e kartonëve dje, partitë e mazhorancës së re, kanë miratuar në parlament një amendim të ligjit për partitë politike, i cili i detyron Radio Televizionet private të transmetojnë falas reklamat e partive politike gjatë fushatës elektorale.

Ky ligj është miratuar në shkelje flagrante të Kushtetutës, e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private në Shqipëri. Gjithashtu bie ndesh, hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, i cili ka përcaktime të tjera për reklamat në fushatën zgjedhore. Ky ligj, është rasti i vetëm në botë që ju jep të drejtën partive politike të detyrojnë mediat e lira dhe private t?u bëjnë shërbim falas.

Shoqata jonë, e konsideron dhunim të hapur të pronës private dhe shkelje flagrante të lirisë së mediave në Shqipëri.

Ky akt banditesk është një grabitje me ligj e financave të radiotelevizioneve private në interes të ngushtë të partive politike.

Shoqata jonë, u bën thirrje të gjithë Radiotelevizioneve në Shqipëri, të mos e njohin këtë ligj grabitqar, të hartuar dhe miratuar në kundërshtim flagrant brenda një mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare për hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u dëgjuar me parë aktorët e interesit dhe në fshehtësi të plotë edhe të vetë deputeteve të cilëve u është vënë në tavoline vetëm pak minuta para votimit.

Ne u bëjmë thirrje mediave të respektojmë dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, i cili prevalon mbi çdo ligj tjetër gjatë fushatës zgjedhore.

Shoqata e Medive Elektronike u bën thirrje mazhorances së re PS-PD, teë respektojë dizpozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi sa u perket transmetimit të reklamave në radiotelevizionet private. Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë.

Në rast se partitë nuk kanë arritur t?i bëjnë kaq lekë, ose nuk duan t'i tregojnë lekët që kane bere gjate këtyre viteve në pushtet dhe opozite, të pranojnë me ligj apo VKM që lekët e reklamave të tyre t'i paguajë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kanë propozuar më parë.

Në rast refuzimi, Shoqata do ta padisë këtë ligj ne Gjykatën Kushtetuese dhe do t'i drejtohet gjithë institucioneve ndërkombëtare dhe atyre te mbikëqyrjes zgjedhore, duke e denoncuar si akt i grabitjes së pronës private në kundërshtim flagrant me çdo normë ndërkombëtare të funksionimit të lirisë se pronës private dhe lirisë së Mediave.

Radiotelevizionet e kanë të pamundur të financojnë apo sponsorizojnë partitë politike në Shqipëri.

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare

Aleksandër FRANGAJ

Kryetar

Share This Video


Download

  
Report form