Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga pakti i arritur me Partinë Demokratike, për kryeministrin Rama fitoi Vettingu dhe qytetarët shqiptarë. Ai tha se PD tashmë ka sy e vesh në qeveri dhe nuk mund të kontestojë zgjedhjet e 25 qershorit.
?Nga marrëveshja arritur mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike fitoi vettingu dhe interesat e shqiptarëve?.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Durrësit.
Pakti i 18 majit, tha ai, do t`i japë mundësi opozitës të vërtetojë se PS nuk manipulon zgjedhjet.
Rama: Kur më thonë që: Ore po lëshove shumë se ata morën shumë Ministra. Me ato që fitoi Shqipëria, hallall Ministrat deri në 25 qershor. Tani kanë sytë dhe veshët brenda në qeveri, ti shikojnë dhe me 26 qershor të mos thonë pastaj prapë na i vodhët, prapë na e hodhët.
Rama tha se PS duhet të marrë 71 mandate në zgjedhjet e qershorit në mënyrë që të drejtojë e vetme timonin e reformave.
Rama: Na duhen patjetër 71 vota për PS, që ne të mbajmë timonin e reformave pa mbajtur njeri në prehër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ja-kam-bere-hallall-ministrat-pd-se-deri-me-25-qershor/