Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një lidhje të drejtëpërdrejtë në studion e ?Tonight Ilva Tare? në Ora News dha dy lajme të rëndësishme. E para, ai tha se nuk pranon të kandidojë në siglën e Partisë Demokratike si deputet dhe e dyti tha se pas zgjedhjeve është i hapur të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.
Partia Agrare ambientaliste do të mbledhë strukturat e partisë për të vendosur nëse do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare. Duka thekson se marrëveshja Rama-Basha do të dëmtojë partitë e vogla. Nëse do të dalë më vete, pas zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë detyrim për të qëndruar në koalicion me PD, por mund të ketë dhe marrëveshje me PS.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duka-jo-ne-listen-e-pd-per-deputet-i-hapur-per-koalicion-me-ps-ne/