TIRANE-Skandal, PS dhe PD përgatisin projektligj të veçante ku detyrojnë që reklamat e tyre të transmetohen falas në televizionet private.
Ky projektligj që duket haptazi që është një marrëveshje kundër televizioneve private, kaloi sot në parlament me 118 vota Pro.
Pas kësaj marrëveshja të paprecedentë që buroi nga pakti Rama-Basha, PS e PD do të detyrojnë televizionet private të japin falas reklamat për fushatë.
Marrëveshja mes dy partive të mëdha do të rëndojë mbi kurrizin e televizioneve private duke i detyruar këto me ligj të veçantë që të transmetojnë falas plot 90 minuta reklamat e tyre për gjatë gjithë fushatës elektorale.
Ligji shkon dhe më tej kur ndalon në mënyrë totale cdo reklamë elektorale me pagesë përtej këtij 90 minutëshi.
Drafti, sipas paktit PD-PS parashikon 15 minuta kohë për partitë e vogla parlamentare dhe 10 minuta për ato joparalemntare.