Ora News – ‘Qeveria të kthejë sytë nga sipërmarrja, fatura e krizës në qershor’

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriza politike e këtyre muajve ka dhënë një faturë dëmi edhe për biznesin shqiptar. Sa ka kushtuar kjo krizë do të mësohet në fund të analizës së 6 mujorit të parë të vitit, por Dhoma e Tregtisë drejton një apel tashmë që marrëveshja është arritur. Biznesi kërkon vëmendje dhe konsultime sa herë që bëhen politika të reja fiskale.
Vëmendje e pamjafshtueshme ndaj sipërmarrjes shqiptare prej politikës, jo vetëm në kohë fushatash elektorale por edhe gjatë ushtrimit të mandateve qeverisëse. Ky shqetësim është ngritur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku nënkryetari Arben Shkodra thotë se ka mungesë totale të dëshirës të politikës, për t?u konsultuar me botën e biznesit.
Arben Shkodra: Ne sot u kërkojmë forcave politike të kthejnë vëmendjen tek ekonomia dhe tek sipërmarrja private. Menjëherë të fillojë diskutimi për gjëra të cilat aktualisht janë në tryezat e tyre. Më pas ne duhet të kuptojmë se kush është oferta e tyre në lidhje me ekonominë sepse sipërmarrja është shumë e interesuar të dijë se cili do të jetë programi ekonomik i një qeveri në shtator të 2017.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ftoi publikisht politikën të kthejë sytë nga biznesi të cilin e ka bërë kurban të krizave që ajo vetë prodhon. Biznesi do të publikojë këtë faturë në mbylljen e 6 mujorit të parë të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-te-ktheje-syte-nga-sipermarrja-fatura-e-krizes-ne-qershor/

Share This Video


Download

  
Report form