Kjo fundjavë ka pasur festë në RING me rastin e 2 vjetorit të Qendrës Tregtare.
Aktivitete speciale me numra akrobacie, numra magjike dhe lojëra për fëmijë kanë shoqëruar ditën e djeshme në RING; aktivitete që vazhduan gjatë gjithë ditës dhe paditje e djeshme kishte të ftuar speciale si NRG Band, trupa e baletit te Albi Nako Dance dhe Eneda Tarifa.
Ring ka rezervuar lojra dhe dhurata për të gjithë klientët.
Festa do të kulmojë sot me paradën e maskoteve dhe të ftuarit speciale Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj. Dhurata që RING ka rezervuar për klientët me rastin e 2 vjetorit janë Uljet deri në 70% në të gjitha dyqanet; ulje të cilat do të vazhdojnë deri të dielën, me datë 21 Maj.