Rilindja urbane në juglindje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-07

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rilindja Urbane ka prekur edhe në njësitë më të vogla administrative siç është ajo e Devollit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Niko Peleshi dhe Kryetari i Bashkisë Bledion Nallbati, ishte ne Bilishtit ku po kryhet rikonstruksioni i fasadave, rrugëve, trotuareve, shesheve dhe lulishteve te qytetit.?Në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë do të jetë pedonale. Është parashikuar të bëhen shkallë-shkallë, sheshe pushimi. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje.?Kryeministri zhvilloi takime edhe me fermerë të zonave të Korçës dhe të Maliqit. Së shpejti sipas Rames, do të zgjidhet edhe problemi i tyre më i madh, transporti i produkteve bujqësore dhe blegtorale.?Është pjesë e segmentit që lidh Ormanin me rrugën nacionale që lidh Korçën me Bilishtin. Është një segment rrugor shumë i rëndësishëm që e përshkon fushën e Maliqit në mes. Janë rreth 8 km rrugë, në të cilën Bashkia e Maliqit nëpërmjet qeverisë shqiptare, me një fond rreth 105 milion lekë bën të mundur asfaltimin e këtij segmenti që banoret në Terovë, në Rëmbec dhe Orman për 25 vjet e kishin kërkuar, por normalisht nuk ua kishte bërë njeri,? - u shpreh kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu.Ne Bashkinë e Maliqit do të ndërtohet edhe një shkolle e mesme e cila do te hapet vitin e ardhshëm e ku do te studiojnë 300 nxënës.

Share This Video


Download

  
Report form