Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në kuadër të implementimit të programit të Noe Conservation "Menaxhimi i Ligatinave dhe Mbrojtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut"po feston bashkë me aktorë të tjerë në bashkëpunim të ngushtë dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta Ditën e Pelikanit Kaçurrel dhe Panairi i Produkteve Lokale në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
"Dita e Pelikanit Kaçurrel" realizohet për herë të tretë dhe tashmë është kthyer në një traditë festive të përvitshme. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave mjedisore të parkut (me fokus Pelikani kaçurrel) dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës (eko-turizmin) për promovimin e produkteve ushqimore, artizanale të zonës?, thotë Kujtim Mersini kryetar i PPNEA