Pikëpyetjet për 25 qershorin, datë kjo e përcaktuar nga marrëveshja Rama-Basha për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, janë të shumta sa i takon kuadrit ligjor, dekretit të presidentit por edhe afatit vetëm 29 ditor për organizimin e procesit.
Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha në studion e Report Tv se përpara dekretimit të 25 qershorit, nevojitet një dispozitë kalimtare në Kodin Zgjedhor për të shfuqizuar datën 18 qershor, të dekretuar nga Presidenti në dhjetor të 2016-ës.