Report TV - Paradokset e paktit, pikëpyetjet ligjore të marrëveshjes PS-PD

Report TV 2017-07-06

Views 0

Marrëveshja politike Rama-Basha, e finalizuar nën kujdesin amerikan, në tejkalim të paketës ?McAllister+?, është rrethuar me shpejtësi nga një mjegull pikëpyetjesh, sa i takon bazës ligjore për zbatueshmërinë e saj.

Përpos disa paqartësive, si për shembull, për kompetencat e ministrave teknikë, zhbërjen e të drejtës për krijimin e koalicioneve etj., pakti mes krerëve të dy partive kryesore në Shqipëri, prodhon disa paradokse ligjore, të cilat atakojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor.

Marrëveshja, për të mundësuar përfshirjen e opozitës në zgjedhje, parashikon zhbërjen e zgjedhjeve të 18 Qershorit dhe ndërtimin e një procesi të ri zgjedhor, me afate dhe procedura të reja, pa një bazë ligjore.

Share This Video


Download

  
Report form