Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kosovë nuk janë tabu zgjedhjet e parakohshme, siç ndodh në Shqipëri. Kështu tha analisti dhe njohësi i çështjeve të rajonit Adri Nurellari. Në studion e lajmeve të Ora News Nurellari u shpreh se sa më shumë të zgjedhë qytetari aq më mirë është për demokracinë.
Nurellari: PDK e gjykoi të arsyeshme ta mbështeste mocionin e opozitës si një mënyrë për të rilidhur veten dhe qeverisjen me votuesin. Ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë nuk është tabu çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, biles sa më shpesh zgjedhje, sa më shpesh të vendosë qytetari aq më mirë është për demokracinë dhe i jepet mundësia qytetarit të vlerësojë dhe gjykojë që njëra apo tjetra parti meriton mbështetjen apo jo.
Duke folur për koalicionin mes PDK dhe LDK, i cili tashmë është prishur, Nurellari tha se ishin dështime të njëpasnjëshme të Mustafës, që e detyruan PDK që të mbështesë mocionin. Ai tha se SHBA dhe BE ka kërkuar që qeveria të riformatohej, por LDK nuk ka pranuar, ndërsa PDK i bëri ndryshimet e saj. Ai tha se manovrat e PDK nuk janë për pushtet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/nurellari-kosova-nuk-i-ka-tabu-zgjedhjet-e-parakohshme-si-shqiperia/