Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në ?Çadrën e Lirisë? në Bulevard pas arritjes së një marrëveshje me kryeministrin Rama që i jep fund ngërçit politik në vend dhe i hap rrugë pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e ardhshme, data e të cilave nuk është bërë publike ende.
?Duke ju falënderuar nga zemra me mirënjohjen më të thellë, me privilegjin e madh që më dhatë mundësinë që bashkë me ju të jem në krye të kësaj beteje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gjithçka ka ndryshuar, e pamendueshmja e tre muajve më parë sot është realitet. Nga nesër nisim përgatitjet për t?iu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme?, tha kryetari i Partisë Demokratike nga çadra e opozitës, e ngritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Më herët Rama dhe Basha kishin rëndë dakord gjatë një takimi tri-orësh kokë më kokë për pikat e marrëveshjes McAllister Plus, propozuar nga amerikanët, ku parashikohet të ketë shtyrje të zgjedhjeve, zv/kryeministër dhe katër ministra të miratuar nga Partia Demokratike dhe garanci të tjera për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në këmbim Opozita do të votojë Vettingun në parlament, do t?i japë fund bojkotit dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme tashmë do të shtyhen nga data 18 qershor në një datë të rënë dakord./tvklan.al