Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy personat kyç që ndërmjetësuan tryezën e dialogut mes partive parlamentare, Fatmir Mediu dhe Agron Duka thanë pas takimit se palët janë afruar në qëndrimet e tyre, por se diskutimi kryesor mbetet tek data e zgjedhjeve.
Mediu tha për gazetarët se Rama mban opsionin për të lëvizur datën e zgjedhjeve brenda qershorit. Ai apeloi Kryeministrin të reflektojë.
Mediu: Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërta por dhe pozicione të ndryshme, opozita në mënyrë të qartë ka theksuar se ka miratuar pa asnjë kusht paketën nga Yee dhe Ambasadori Lu. Kjo paketë është McAllister dhe propozimet e tjera të integruara. Po ashtu kemi theksuar se nuk kemi debat për asnjë çështje. Kemi parë një vullnet të mirë nga pjesa tjetër e partive poltike me përjashtim të zoti Rama për ta parë si një paketë funksionale. Opozita është e gatshme ta implementojë këtë paketë nga pika e parë tek e fundit. Që nesër të mblidhet Parlamenti, të bëhen ndryshimet ligjore të domosdoshme për ta bërë të implementueshme këtë paketë. Ky është qëndrimi i opozitës në mënyrë që tu japim mundësi shqiptarëve që të shkojnë në një proces zgjedhor që nuk komandohet nga politika por nga vota e tyre. Nuk ka asnjë qëndrim dhe as një qëllim tjetër.
Rama shprehu një opsion për lëvizje të datës së zgjedhjeve brenda qershorit. Ne nuk po dalim jashtë paketës. Paketa që na është propozuar nga opozita duhej miratuar pa asnjë lloj ndryshimi dhe amendimi dhe ne e kemi dhënë këtë mbështetje të plotë me shkrim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nuk-pranon-zgjedhjeve-pertej-qershorit-mediu-te-reflektoje/