Ora News –Prishja e rrugës po mban peng pastrimin e plazhit të Semanit

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa qytetet bregdetare nisin njëri pas tjetrit sezonin turistik, në plazhin e Semanit ende askush nuk është kujtuar se vera ka ardhur dhe bashkë me të edhe pushuesit.
Në të gjithë gjatësinë e tij prej 15 km rëra e plazhit është e mbushur me papastërti, shkurre, drurë, qese dhe mbetje plastike. Të parët që kanë nisur përgatitjet janë bizneset të cilët duhet të pastrojnë vete gjithcka që ka mbetur nga dimri pasi nuk kanë ndihmën e bashkisë apo shtetit. Ata janë shprehur se pavarësisht këtij fakti nuk kërkojnë ndihmë, por të mos jenë në presion nga taksat dhe tatimet e bashkisë.
Banori: Punimet ne po vazhdojmë duke i bërë vetë dhe nga ana e bashkisë nuk është se po shohim ndonjë investim.
Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se problem mbetet segmenti rrugor Fier ? Seman pasi mjetet e rënda të TAP-it kanë prishur rrugën. Bashkia u ka kërkuar që të kryejnë shpeshherë mirëmbajtjen e rrugës meqënëse po afrohet edhe sezoni turistik. Ndërkohë, sipas Subashit, pastrimi i vijës bregdetare do të kryhet nga firma që kryen largimin e mbetjeve urbane.
Subashi: Është parashikuar edhe pastrimi i gjithë zonës bregdetare të plazhit. Besoj shumë shpejt në do të fillojmë pastrimin e gjithë plazhit nga mbetjet që janë depozituar gjatë sezonit të dimrit, ashtu sic do të vendosim një sistem kontenierësh ose koshash, ta orientojmë pushuesin fierak drejt një segmenti që është më i pastër, më i mirë ndoshta nga Darëzeza deri në grykëderdhje të Vjosës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prishja-e-rruges-po-mban-peng-pastrimin-e-plazhit-te-semanit/

Share This Video


Download

  
Report form