Ora News – Autopsia zbardh shkakun e vdekjes së Blertës në spital

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hipertermia malinje është shkak i vdekjes së 16 vjeçares Blerta Pepa gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Këto janë të dhënat e para nga mjekësia ligjore të cilat bëjnë të ditur për Ora News se bluzat e bardha kanë respektuar të gjitha protokollet mjekësore, por mbijetesa pas këtij komplikacioni ishte e pamundur. Dy mjekët e huaj dhe anesteziti janë proceduar penalisht për mjekim të pakujdeshëm, ndërsa ministria e shëndetësisë ka ngritur grupin e punës për ndjekjen e rastit.
Tirane- Burime nga mjekësia ligjore bëjnë të ditur nga Ora News se Hipertermia malinje është shkaku që 16 vjeçarja ka ndërruar jetë në sallën e operacionit në një spital privat në Tiranë një orë pas mesnatës së 15 majit 2017.
Çështja vijon të jetë në hetim, por burimet në lidhje me rezultatet e para të autopësisë bëjnë me dije se në këtë rast është respektuar i gjithë protokolli mjekësor përpara dhe gjatë interventit, por komplikacioni nga hipertermia malinje ka qënë i rëndë.
Gjithashtu nga autopsia rezulton se edhe injektimi i dantrolenit kundër komplikacioneve është kryer nga mjeku anestezist por edhe në këtë rast, Blerta Pepa nuk ka mundur të mbijetojë. Por materetialet ende nuk i kanë kaluar prokurisë së Tiranës.
Policia i ka referuar materialet prokurorisë së Tiranës për tre mjekë të spitalit privat në Tiranë, ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/autopsia-zbardh-shkakun-e-vdekjes-se-blertes-ne-spital/

Share This Video


Download

  
Report form