Ishte e dënuar me 3 vite shërbim prove për mashtrim me pasoja të rënda të udhëtarëve me biletat turistike por kjo se ka penguar 30-vjeçaren nga Shkodra t'i rikthehet sërish mashtrimit këtë herë duke lënë në rrugë 12 udhëtarë të cilëve ju kish marrë 4900 euro.
Arrestohet 30-vjeçarja Arnisla Kopliku
Arnisla Kopliku është prangosur nga policia e Shkodrës dhe për të gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Ajo është kallëzuar nga disa qytetarë të ndryshëm të cilëve Kopliku ju kish premtuar udhëtim turistik drejt Antalias por ditën e udhëtimit ajo ju ka komunikuar se agjensia e saj turistike kish falimentuar.
Këto mashtrime sipas prokurorisë ajo i kryente teksa prezantohej si administratorja e ?Magic Horizont? me anë të sëcilës premtonte kundrejt pagesa ture në Turqi dhe bileta avionic.