Report TV - Palët drejt paktit me 2 oferta Zgjedhjet në Korrik ose Vjeshtë

Report TV 2017-07-06

Views 0

TIRANE-Drejt marrëveshjes politike!

Këto janë gjasat e një dite të gjatë negociatash mes palëve politike, ku burime për Report Tv thonë se pritet e të firmoset një marrëveshje e përbashkët Rama-Basha, pjesë e së cilës do të jetë paketa Mc Allister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama, që u bë në tryezën e realizuar në presidencë me kreun e PD Basha.

Duke qenë se në paketën e Mc Allister parashikohej zgjedhja e një presidentit konsensual me opozitën, një proçes ky që ka përfunduar tashmë në parlament nga paketa e propozuar nga kryeministri mund të merret në konsideratë propozimi që opozita të japë dakortësinë e saj për postin e zëvendës kryeminsitrit.

Ndërsa negociatat janë intensive mësohet gjithashtu se kryeministri ka pranuar faktin se mund të përdoret identifikimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme, çështje të cilën e ka kërkuar që në krye të herë opozita, por jo votimi elektronik pasi do kohë implementimi.

Në këtë pikë palët kanë dakortësi, por data e mbajtjes së zgjedhjeve po negociohet, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama e sheh opsionin e shtyrjes së datës deri me datën 23 korrik, dhe në këtë afat është i mundur edhe realizimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, por jo përtej kësaj date sic kerkon opozita.

Share This Video


Download

  
Report form