Report TV - Personat me aftësi të kufizuara kërkesë qeverisë, zbatoni ligjet

Report TV 2017-07-06

Views 0

Personat me aftësi të kufizuara, në mbledhjen e 5- të të këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar i parashutuan qeverisë një sërë shqetësimesh që lidhen me varfërinë në të cilën jetojnë, pamundësinë për tu arsimuar, burokracitë institucionale, mungesën e infrastrukturës dhe mos zbatimin e ligjeve për shërbimet ndaj tyre.

Afërdita Seiti dhe Suela Lala, përfaqësuese të PAK, shprehën edhe shqetësimet e tyre.

?Duhet të ketë struktura që të ndjekin çështjet e personave me aftësi të kufizuara dhe nuk ka të tilla dhe provë e kësaj gjëje është VKM-ja për aksesueshmërinë e fundit të vitit 2015, 1074 në mos gaboj e cila i jep detyrimin të gjithë institucionet publike dhe private të hartojnë një draft apo plan për marrjen e masave për eliminimin e barrierave dhe ne dimë sot që asnjë bashki, duke përfshirë edhe bashkinë e Tiranës nuk e ka një plan të tillë?, tha Lala.

Share This Video


Download

  
Report form