Rama-Berisha garë për pjesëmarrjen në protestë

RTV KLAN 2017-07-06

Views 4

Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kreu i qeverisë Sali Berisha janë përfshirë në një garë me njëri ? tjetrin gjatë së dielës për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e opozitës një ditë më parë. Të dy kanë zgjedhur që debatin ta bëjnë në rrjetet sociale.

I pari që ka postuar gjatë paradites ka qenë ish-Lideri demokrat Berisha, i cili përmes kësaj fotoje që postoi shkroi se ?ky ishte uragani madhështor që lebetiti Ramën?, duke këmbëngulur se në protestë ishin mbi 600 mijë njerëz.

Sali Berisha nuk është ndalur me kaq, por në vijim ka bërë edhe tre postime të tjera për jehonën që mediat ndërkombëtare si Fox News, New York Times dhe ABC i bënë protestës së demokratëve. Ai tregon videon me pjesëmarrjen që kanë filmuar këto kanale prestigjioze.

Disa orë më vonë, edhe shefi i qeverisë Rama ka kthyer përgjigjen e tij për ish- Kryeministrin. Ai ka postuar një video dhe një foto në ?Facebook?. Video thotë Rama, është bërë gjatë kohës kur këndohej himni dhe ironizon se ?himni nuk këndohet dy orë përpara se të fillojë aktiviteti?. Ndërsa në foton tjetër, Edi Rama tregon faqen e parë të gazetës zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike, ku duket se pjesëmarrja është mbushur me fotoshop.

Kryeministri e mbyll postimin duke u thënë qytetarëve që të shohin me sytë e tyre dhe jo të Partisë Demokratike, që të mos bëhen sipas tij ?mish për top? kundër drejtësisë në Shqipëri./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form