Report TV - Ankimimi i PAP, Kolegji hedh shortin, Kalaja relator i çështjes

Report TV 2017-07-06

Views 2

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin për të përcaktuar trupin gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për listat e kandidatëve për deputetë.

Ankimimi do të shqyrtohet nga trupa e gjyqtarëve Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja, Lindita Sinanaj dhe Tomor Skreli.

Ndërsa relator të çështjet goglat kanë shortuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili do të ketë në dorë fatin e kërkesës së PAP për kërkesën e tyre lidhur me rrëzimin e listave të kandidatëve.

Gjin Gjoni pjesë e trupës gjykuese
Ndërkohë, gjyqtari Gjin Gjoni do të jetë sërish pjesë e trupit gjykues.

Një ditë më parë ai u shortua si relator i padisë së depozituar nga Partia Agrare Ambientaliste, pikërisht për rrëzimin e listave të kandidatëve. Gjin Gjoni njihet për lidhjet e tij me opozitën dhe veçanërisht me Partinë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form