Ora News - Letra e Hahn, Dervishi: E qartë! Zekthi: Shokuese! Gjipali: Zgjidhja pas votimeve

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Letra e komisionerit Hahn ishte shumë e ashpër në drejtim të Partisë Demokratike.
Anlaistët Lutfi Dervihi, Gledis Gjipali dhe Fitim Zekthi mendojnë se pas kësaj letre, integrimi i Shqipërisë në Evropë do të ketë probleme pasi, pas zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen pa opozitën, vendi do jetë i pa qeverisshim.
Dervishi: Pavarësisht qëndrimit të opozitës, të cilën thotë se e respekton dhe shpreh keqardhjen për zgjedhjen jashtë institucionale, zgjedhjet duhen bërë. Nuk besoj se ka shumë hapësirë për ta lexuar ndryshe. Duhet lexuar ashtu siç është. Nuk gjej asnjë moment, ndonjë paqartësi apo ambiguitet se çfarë ka dashur të thotë midis tekstit. Në fund, thotë që nga Komisioni Evropian vazhdimisht kanë thënë që konflikti i brendshëm po mban peng vendin në rrugën drejt BE-së. Aty ishte një gjë e interpretueshme dhe linte një dritë jeshile që pavarësisht krizës politike është se do të ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e integrimit.
Gjipali: Kjo letër tregon se do të ketë pasoja për procesin e integrimit dhe disa prej liderëve politikë duhet të mbajnë përgjegjësinë përkatëse për këto goditje që i jepen procesit.
Zekthi: Unë mendoj se ishte një letër shokuese për opozitën, por nuk zgjidh asgjë. Një letër problematike në gjykimin tim, sepse duke thënë që të gjitha zgjidhjet janë eazuruar dhe duke thënë se mund të futesh në zgjedhje në mënyrë të njëanshme, z. Hahn ka shkaktuar një problem edhe më të madh; ka prerë çdo shpresë të mundshme për një zgjidhje politike për të patur zgjedhje me të dyja palët. Është një letër që fajëson egërsisht njërën palë. Bën PD-në përgjegjëse për gjithçka dhe i thotë popullit shqiptar; braktisni këtë parti. Kjo është gjëja më e gabuar që mund të bëjë një Komisioner i BE-së në këto kushte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/letra-e-hahn-dervishi-e-qarte-zekthi-shokuese-gjipali-zgjidhja-pas-votimeve/

Share This Video


Download

  
Report form