Hasan Martani mësuesi i arrestuar nën pas një denoncimi për ngacmime seksuale të një nxënësje të tij në shkollën 9 - vjeçare ?Mustafa Lleshi?, në Kashar ka mohuar akuzën para gjykatës.
64 - vjeçari ka sqaruar se nuk e ka prekur asnjëherë 14 - vjeçaren. Por ai ka pranuar bisedën që ka kryer në Facebook me të.
Madje ai dhe avokatët e tij kanë një tjetër version për atë çfarë ka ndodhur. Sipas mbrojtësve, ai është provokuar në rrejtin social nga vajza pasi ajo i ka shkuar e para.
Por pavarësisht kësaj dëshmie, Hasan Martani është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e mësuesit për akuzën e veprimeve të turpshme.
Prindërit e vajzës dhe vetë ajo pretendojnë se ngacimimi ka ndodhur në tualetin e shkollës. Dëshmia e 14 - vjeçares është marrë në prani të një psikologu dhe do verifikohet nëse është abuzuar me të.
Tv Klan