Banorët e njësive administrative që i janë bashkuar Tiranës pas reformës territoriale, mund të marrin shërbim më të mirë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë në pikën e re Rajonale, e cila është ngritur në Sauk. Pika Rajonale e UKT-së është e dyta pas asaj që u hap para disa javësh në Njësinë nr. 1 dhe ofron shërbime dinjitoze për qytetarët.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ky investim është një risi për banorët.
?Kjo është një pikë shërbimesh, e cila tregon se ne kujdesemi për çdo pikë uji në këtë qytet. Shërbimi që ofrohet këtu nga UKT-ja është i njëjtën me atë që ofron një kompani celulare apo një degë e bankës.
Dega e UKT-së në Sauk ka disa të mira: së pari, i shërben një komuniteti banorësh që fillon nga Njësia nr. 2 dhe mbaron në kilometrin e 29-të në Krrabë. Pasi kemi ofruar infrastrukturë më të mirë, është e rëndësishme të ofrojmë edhe shërbime dinjitoze.