Shorti me gogla zgjedh relator në padinë opozitës për listat zgjedhore pranë Kolegjit gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërsa anëtarë të kësaj trupe do të jenë gjyqtarët Tomor Shkreli, Ridvan Hado, Artur Malo dhe Sotiraq Lubonja.
PD ka depozituar në kolegj padi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave shumë emërore me kandidatët e partive politike që marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.
Në padinë e saj PD argumenton se është shkelur afati regjistrimit midis orës 12 të mesnatës së 28 Prillit për 29, ndërsa KQZ pretendon se ka respketuar afatin 50 ditor që përkon me ditën 29 Prill kur dhe u mbyll afati për depozitimin e listave.
Seanca kur do të zhvillohet gjykimi i kërkesë padisë ende nuk është caktuar ndërsa ReportTv ka mësuar se ajo do të jetë mesjavën e ardhshme.