Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se ai dhe qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në udhëheqjen e Isa Mustafës dhe kjo është arsyeja pse vendi po shkon në zgjedhje të reja. Lideri i PDK-së ka thënë se tani është koha për një fillim të ri.