Report TV - E quajti familje ‘super komuniste’,nis gjyqi i Nishanit ndaj zv/kryeministrit

Report TV 2017-07-06

Views 2

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka nisur sot gjyqi në ngarkim të ish Zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.

Ka qenë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ai që ka paditur Koplikun se ky i fundit në një shkrim të botuar në disa media online ka shpifur ndaj familjes së Nishanit duke i etiketuar si komunistë të thekur të parët e tij.

Nishani kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim moral nga Bashkim Kopliku.

Seanca e sotme e drejtuar nga gjyqtarja, Besjana Garzeni ishte seancë përgatitore ku edhe një herë u bë e ditur akuza ndaj Koplikut e cila u lexua nga avokati mbrojtës i Nishanit, Andi Cuadari.

Share This Video


Download

  
Report form