Ngacmoi nxënësen, arrestohet mësuesi

RTV KLAN 2017-07-06

Views 2

Një mësues i shkollës 9- vjeçare ?Mustafa Lleshi?, në Kashar, u arrestua nga policia e komisariatit nr. 6 në kryeqytet me akuzën e kryerjes së veprimeve turpshme ndaj një nxënëseje së tij 14 vjeçare.

Hasan Martani, 64 vjeç, mësues i Matmatikë-Fizikës, u arrestua pas denoncimit të prindërve të vajzës. Ngacmimet ndaj vajzës kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në tualetet e shkollës. Për këtë e mitura i ka treguar ngjarjen nënës së saj.

?Para një jave erdhi vajza e shqetësuar dhe unë si prind e kuptova se diçka kishte ndodhur. Ajo më tregoi më pas çfarë kishte ngjarë.?

Nëna thotë se kërkoi prova për fjalët e vajzës.

?Ajo kishte Facebook dhe e kishte bllokuar. Erdhi në shtëpi dhe i thashë ta zhbllokonte dhe t?i shkruante. I shkroi dhe ai i ktheu përgjigje. Dhe ne morëm atë që deshëm për të provuar. Bëmë denoncimin dhe ia kemi lënë shtetit në dorë.?

Drejtoresha e shkollës, Raimonda Halilaj thotë se mësuesi është pezulluar.

?Çështja është në hetim dhe nuk mund të flas në lidhje me rastin. Ne kemi bërë pezullimin e tij nga puna menjëherë. Po ashtu është njoftuar edhe drejtoria arsimore.?

Vetë vajza ka pohuar abuzimin e mësuesit, në praninë e psikologut. Për këtë rast do të kryhen verifikime nëse mësuesi ka shkuar përtej ngacmimeve seksuale. Vetë 64-vjeçari ka dhënë deklarime kontradiktore kur është pyetur nga policia në lidhje me rastin./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form