Beqir Xhilaj, 74-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 45-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, është paraqitur ditën e sotme pranë togave të zeza.
Xhilaj ka mohuar vrasjen e gruas me pretendimin se me një dorë nuk kishte si ta vriste.
?Nuk e kam vrarë unë, nuk e kam dorën, edhe sikur të doja se vrisja dot?, mësohet të ketë thënë 74-vjeçari në gjykatë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Krimet e Rënda kanë kërkuar arrest me burg për Beqir Xhilajn.