Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste nisi sot zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 18 qershorit. Në kongresin elektoral që u mbajt sot paradite në Durrës u prezantuan kandidatët për deputetë por dhe premtimet me të cilat PS synon të fitojë zgjedhjet por pa pasur përballë partinë më të madhe në opozitë, Partinë Demokratike.
Rama e krahasoi PD-ne me një shoqatë anarkiste që vendosi të kryente vetëvrasje politike për të cilën do bëhet pishman.
Rama tha se kishte bërë maksimumin për të gjetur konsensus por PD mbyllur në një bunker plasmasi i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë Shqipërisë e ndërkombëtarëve.
Edi Rama: PD sot ka ikur në drejtim të paditur. La vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika. Një frikë më e madhe sesa një kope lepujsh në bark. Mbyllur në një bunker plasmasi nga ku i ka shpallur luftë me mullinjtë e erës tërë dynjasë, jo mua, por Shqipërisë, Gjermanisë, BE-së Amerikës. Nuk duan zgjedhje sepse nuk duan vetingun. Nuk duan drejtësinë sepse nuk flenë më gjumë.
Më vjen keq dhe jam shumë i sinqertë,më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu të mos ndodhte, dhe e di shumë mirë që shumë kush nga ju nuk është ndjerë i qetë me lëshimet e mia, merre me mend si është ndjerë Erjon Braçe, nuk e ka përjetuar mirë tërheqjen nga zgjedhjet në Kavajë. Nuk e ka gëlltitur dot faktin, se përsëri, ashtu siç ka ndodhur gjithnjë, këtë herë për shkakun tim, ne socialistët jemi dukur të ndrojtur, të dobët, përballë agresionit të tyre, pa asnjë cak etik, moral, njerëzor, se për politikë as që bëhet fjalë.
U dhamë mundësinë e parë në 27 vjet për një opozitë në Shqipëri që gjatë fushatës të mbikqyrnin qeverinë nga brenda dhe jo vetëm, por së bashku me miqtë ndërkombëtarë. Refuzuan gjithçka, sepse ata nuk e kanë hallin tek procesi zgjedhor, as tek droga që e përmendin kaq shumë sa duket sikur pinë hashash gjithë natën, as tek krimi që e përmendin kaq shumë sa duket sikur shikojnë filmat policorë. Ata hallin e kanë tek divorci i pamundur me gjykatësit e korruptuar. Tek divorci që nis me vettingun dhe vazhdon me hapjen e llogarive para drejtësisë të çliruar nga kthetrat ku ata janë mishi ndërsa të korruptuarit e sistemit të drejtësisë janë thonjtë e ngulur në fytin e popullit prej 27 vitesh. Vendosën të vrasin veten. Çurçilli thotë: Problemi me vetëvrasjen politike është se nuk vdes por jeton tërë jetën me pishmanin që e bëre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-prezanton-programin-elektoral-220-mije-vende-te-reja-pune/