http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vitin 1991 mes maleve, ai u nis për një rrugëtim që do ta çonte deri në Harvard, një nga universitetet më të mira amerikane ku ai është aktualisht lektor. Gazmend Kapllani, sjell sot në shqip ?Ditar i shkurtër kufijsh?.Është historia e një të riu që u nis nga Lushnja për të kapërcyer në këmbë kufirin grek. Pas punëve të rënda fizike, mbrëmjet i dedikoheshin letërsisë greke, asaj antike, çka për shkrimtarin dhe pedagogun u bënë muza e të shkruarit; fillimisht si gazetar e më pas me ditarin e tij.Ky ditar është një rrëfim që sot lexohet në 12 gjuhë të botës, e më në fund edhe në shqip. Për të ka shkruar ?The Independent?, ?The Guardian? e mjaft media prestigjioze në botë, jo sepse grish vetëm historia e këtij emigranti shqiptar, por sepse narracioni të çon në një udhëtim si ai i Odisesë.