Shpërthimet trondisin Durrësin dhe Tiranën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tritol një lokali ne qytetin e Durrësit. Shpërthimi ndodhi gjate natës në lokalin e Fetah Matajt. Sipas policisë 35-vjeçari kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ka qenë disa herë i dënuar nga drejtësia shqiptare.Grupi hetimor bën me dije lënda eksplozive ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës, i cili shërben si lokal, ndërsa kati i dytë dhe i tretë shërbejnë për banim. Nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.Fetah Mataj, ka qenë ish-punonjës i Bashkisë së Durrësit në Parkun e Autobusëve, ndërsa në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.28 shtator 2012 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e dënoi Metajn me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar para.Ish-kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës akuzohej gjithashtu se kishte detyruar një 24-vjeçar t?i jepte 750 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form