Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në ditën e Europës bëri apelin që Kuvendit duhet të kthehet në shtëpinë e demokracisë dhe të dialiogut politike.
Ilir Meta: Ish-kryeministri Britanik Churchill në fjalën e tij të famshme në Universitetin e Zyrihut në 1946 vetëm një vit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore i kërkoi popujve europianë krijimin e një Europe të bashkuar duke i kthyer shpinën vuajtjeve urrejtjes së të kaluarës dhe tmerreve të luftës për të parë drejt se ardhmes. E ardhmja i përket këtij brezi të ri. Shpresat ddhe ëndrrat e tyre për të ardhmen duhet të motivojnë dhe rrisin peshën e përgjegjësisë tonë politike dhe qytetare më shumë. Kuvendi ka detyrimin të bëhet shembull për brezin e ri duke u kthyer në shtëpinë e demokracisë së vërtetë, atë të dialogut politik, të tolerancës dhe mirëkuptimit dhe përgjegjshmërisë së lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-kuvendi-duhet-te-kthehet-ne-shtepine-e-dialogut-politik/