Ora News – Statistikat, 600 të prekur me talasemi në të gjithë vendin

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 600 persona në vendin tonë janë prekur nga sëmundja e talasemisë. Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Ditës Botërore të talasemisë ka zhvilluar një konferencë me mjekë e pacientë. Sipas mjekëve, trajtimi i pacientëve me talasemi është përmirësuar, ndërsa është ulur numri i rasteve të reja.

8 Maji shënon Ditën Botërore te Talasemisë. Në kudaër të kësaj ditë në Ministrinë e Shëndetësisë është mbajtur një konferencë me të pranishëm mjekë e pacientë.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zenelaj, në vendin tonë janë të paktën 600 persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje.

Zenelaj: Për këtë grup janë rreth 600 por në gjendje shqetësuese janë pacientët me talasemi major që bëhen rreth 250.Në krahasim me vitin 2000 që ka qenë tragjike ana shëndetësore e këtyre, sot ka një përmirësim të dukshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/statistikat-600-te-prekur-me-talasemi-ne-te-gjithe-vendin/

Share This Video


Download

  
Report form