Votuesit francezë hedhin sot në kutitë e votimit preferencën e tyre për presidentin e ri, në zgjedhje të cilësuara si të jashtëzakonshme për shkak të tensionit dhe rëndësisë kyçe në përcaktimin e fatit të së ardhmes së Europës. Në balotazh garojnë një kandidat i pavarur probiznesit, Emmanuel Macron, si dhe një kandidate populiste e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.