Presidenti i jep Himarës dekoratën "Nderi i Kombit"

RTV KLAN 2017-07-06

Views 2

Qyteti i Himarës është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me dekoratën "Nderi i Kombit? me motivacionin: ?Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa".

Dekorata i është dorëzuar Kryebashkiakut të Himarës nga vetë Presidenti Nishani, gjatë një vizitë të zhvilluar këtë fundjavë. Pas dorëzimit të dekoratës, Presidenti Nishani ka vlerësuar me tituj të lartë dhe disa figura të kësaj zone.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi historinë e Himarës dhe aftesinë e himariotëve për të ruajtur dhe trashëguar atë tek pasardhësit.

Në përfundim të ceremonisë së dekorimeve, të pranishmit në këtë ceremoni ndoqën një koncert me këngë iso polifonike dhe valle tradicionale të grupeve folklorike të zonës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form