Basha: Preferojmë dialogun para protestës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot bashkëbisedimin te ?Çadra e Lirise? në ditën e 78 me studentë të shkolluar jashtë vendit, gazetarë dhe publiçistë, qytetarë të profesioneve të ndryeshme. Basha deklaroi se preferojmë dialogun para protestës në Tiranë. Basha tha se, ?në një vend kaq të dashur si Kavaja në simbolin e demokracisë shqiptare ata futën në krye të bashkisë krimin dhe gjithçka ishtë përgatitur për zgjedhje fasadë dhe një masakër të vërtetë elektorale?. Po ashtu Basha tha se, ?Askush nuk kishte ndërment të bënte asgjë, sepse vetë Rama nuk donte të tërhiqej, ambasadat u rezervuan herë me deklarata herë jo dhe asgjë nuk kishte për të ndodhur, por gjithçka u përmbys, sepse e vetmja forcë që mund ta ndal jeni ju dhe shqiptarët e bashkuar që janë në këmbë dhe të vendosur nuk do të kthehen pa fitore totale të demokracisë në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë?. Basha theksoi se, ?tërheqja nga Kavaja nuk është dhuratë dhe as lëmoshë, por sprapsje e detyruar nga bashkimi i qytetarëve që ishte bërë gati të çlironte Kavajën dhe Shqipërinë nga Republika e vjetër. Ne preferojmë ta zgjidhim nëpërmjet dialogut pa patur dhe një herë bashkimin e shqiptarëve në këmbë dhe të vendosur në këtë bulevard, sepse ne nuk do të pranojmë zgjedhje nga krimi dhe droga dhe nuk ka zgjedhje pa opozitën. Vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme do të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike. Ndaj i bëni thirrje çdo qytetari që të bashkohet në javën e ardhshme në protestën madheshtore në Tiranë?, tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form