http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bisedimet e nivelit të lartë mes diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, do të nisin javën e ardhshme, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit. Thomas Shannon, nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, do të udhëtojë në Nju Jork më 8 maj, ku do të takohet me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ?për të diskutuar për një sërë çështjesh bilaterale?.Ky takim do të shënojë nisjen e dialogut, për të cilin, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pajtuan muajin e kaluar në Moskë. Grupi i punës qe po përgatit takimin ka shqyrtuar mundësitë per sheshimin e mosmarrëveshjeve ne dy çështje te nxehta qe mbajnë larg ne qëndrime dy superfuqitë, Siria dhe Ukraina. Sekretari amerikan i shtetit Tillerson ka deklaruar se grupi i punës do te shohë me detaje çështjet më të vogla dhe të bëje përparim drejt stabilizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që ne më pas të mund të merremi me probleme më serioze. Vete presidenti Trump ka premtuar vendosjen e marrëdhënieve me te mira me Rusinë.