Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga verifikimet e kryera, 18 kandidatë për deputetë të partive LSI, LIBRA, PDIU, PKDSH, PDS dhe MEGA sipas KQZ janë të dënuar nga gjykatat për kundravajtje të ndryshme.
Pas verifikimit të listave shumë emërore, KQZ ka publikuar të gjithë emrat e kandidatëve ku veçohen deputeti aktual i LSI Ylli Shehu, si dhe kandidatët e kësaj force politike Klajdi Qama dhe Sokol Ponari.
Ndërkohë 4 të tjerë janë në radhët e PDIU ku bie në sy emri i ish-deputetit demokrat Fatos Hoxha që aktualisht kandidon në Kukës.
Tre kandidatët e tjerë janë Shkelqim Murati, Seit Fishta dhe Robert Bano. Edhe në Listat e partisë së sapokrijuar, LIBRA janë dy kandidatë që kanë marrë dënime në të shkuarën e tyre.
Ata janë Florian Gjoni dh Daniel Koçi. Ndërkohë, që 4 kandidatë i përkasin Partisë Kristian Dmeokrate, 3 Partisë Demokracia-Sociale dhe 2 partisë minoritare MEGA.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/listat-per-deputete-kqz-18-kandidate-probleme-me-ligjin/