Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Floriana Koka kryetarja e Bashkisë së Sarandës paditet për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit së bashku me ish drejtorin e Shërbimeve Publike dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe 2 mbikëqyrës punimesh.
Së bashku këta persona në shkelje të ligjit kanë shkaktuar një dëm prej 129.4 mln lekësh. Pas auditimit të KLSH rezulton se Kryetarja Floriana Koka në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor ka bërë likuidime pagesash në shkelje të ligjit për investime të pakryera, pra punime fiktive në vlerën e 64.4 mln lekëve.
Investimet e stacioniuara i takojnë dy objekteve të prokurimit për zëvendësimin e tubacionit të ujësjellësit në stacionin e Vrionit me vlerë 34 mln lekë dhe përmirësimin e rrjetit të ujërave të zeza në zonën e Hotel Butrinit deri tek Kanali i Çukës në vlerën 30 mln lekë, para të likuiduar pesë ditë pas lidhjes së kontratës.
Ish- Drejtori i Shërbimeve Publike Pëllumb Halimi prej 6 muajsh në pension, gjatë kohës kur mbante këtë detyrë konstatohet se ka shkelur procedurat dhe ligjin për marrjen në dorëzim të punimeve të pakryera me dëm ekonomik 50.0 mln lekë.
Të paditur janë edhe Eneron Gjoni Drejtori Juridik në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të vlerësimit të Ofertave dhe Teuta Stroka me detyrë Drejtore Ekonomike në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kallezohet-kryebashkiakja-e-sarandes-deme-129-4-milione-leke/