Sekuestrohen 3048 pije freskuese të falsifikuara, pranga një personi

RTV KLAN 2017-07-06

Views 2

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin ?Dajti?, në kuadër të të cilit është arrestuar Genc Brahysa, 34 vjeç, procedoi në gjendje të lirë F. B 36 vjeçe, si dhe ka shpallur në kërkim E. M, me profesion teknolog, të tre banues në kryeqytet.

Seksioni i Krimit Ekonomik, kishte marrë informacion se këta persona prodhonin pije freskuese pa licensë dhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, policia ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të së cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim

Share This Video


Download

  
Report form