Edhe pse në një moshë të madhe, Xhemal Arapi 78 vjeç nga Dermenasi i Fierit, kujdeset për familjen e tij 8 anëtarëshe.
Ndryshe nga shumë banor ku në tokat e tyre kishin bunker dhe i kanë shkatërruar 78 vjeçari bunkerët i ka kthyer në një atraksion turistik.
Megjithëse nuk janë të shumtë turistët, ai me të ardhurat e siguruara nga kjo punë siguron jetesën e familjes.
Në pronën Xhemal Arapit ka bunker edhe të 1944-s të cilët janë përdorur nga gjermanët.
Turistët të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës para se të shkojnë për të vizituar Apoloninë bëhen kureshtar nga bunkeri Xhelalit dhe shkojnë për ta vizituar atë.