Report TV - Tonelata mbetjesh kimike në Lumin e Tiranës,burim infeksioni

Report TV 2017-07-06

Views 1

Lumi i Tiranes që kalon përmes fshatit Berxullë është tërësisht i ndotur.

Plehrat dhe mbetjet urbane mbulojnë hapësira të mëdha duke e shndërruar këtë lumë në një kazan gjigant plehrash.

Një pjesë e tyre vijnë nga zonat e banuara në afërsi të Tiranes ndërsa sasi te konsiderueshme plehrash hidhen gjatë gjithë gjatësisë duke shkaktuar një ndotje të paparë.

Degradimi i këtij lumi ka filluar prej vitesh, por ajo po shtohet çdo dite, duke e bere atë një vatër infeksionesh për banorët të cilët jetojnë rreth tij.

Sikur të mos mjaftojnë plehrat në Lumin e Tiranës derdhen mbetje të ndryshme kimike pa asnjë lloj kriteri njerëzor, gjë qe ka sjelle përhapjen e një arome te padurueshme, ndotje kjo që përveç të tjerash ka sjelle shfarosjen totale të faunës që dikur ishte mjaft e madhe.

Banoret thonë se nuk ka ndodhur ndonjëherë te shihet ndonjë inspektor i mjedisit për të parë këtë situate skandaloze.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS