Ora News - Rama bën ofertën e fundit: PD luajti bllofin, tani të mbajë përgjegjësitë

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Doli në konferencë për shtyp dhe tha se kishte parashikuar çdo lëvizjes të partisë Demokratike përveç, bojkotin e zgjedhjeve.
Kryeministri Edi Rama e quajti këtë lëvizje si bllof dhe përgjegjësia që duhet të mbajë Lulzim Basha për këtë sipas Kryeministrit, është oferta më e ulët se ajo e ndërkombëtarëve që ai i bëri në takimin në presidencë.
Rama: Edhe pse surprizën e bllokimit të Vettingut, unë e kam pritur në një far mënyre, nuk e kam pritur dhe nuk e kemi pritur bojkotin e Parlamentit dhe lidhjen e këtij halli, pra të frikës nga Vettingu që i hap rrugë zbatimit të reformës në drejtësi me zgjedhjet. Politika është shah, politika nuk është dam, një dam që luhet si poker. Nëse e luan politikën si dam dhe përdor metodën e pokerit, duke thirrur një bllof, si bllofi që thirri Lulzim Basha për dy muaj, duhet të marrësh përsipër edhe koston që ka nëse bllofi zbulohet. Ajo që ishte në tavolinë para një jave, nuk është në tavolinë gjithmonë. Ky është shahu.
Rama zbardhi të gjitha lëshimet që bëri ndaj kreut të opozitës në presidencë, duke thënë se këto janë maksimumi që mund të ofrojë. Në ofertë përfshihej një zëvendës kryeministër, disa zëvendës ministra dhe një ministër politik për teknologjinë.
Rama: I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Një zv/kryeministër do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë mbi bazën e një rregulloreje. Një zv/ministër i propozuar nga Partia Demokratike jo anëtar partie, së bashku me shefin e misionit amerikan dhe shefin e misionit evropian që asistojnë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit si dhe me një përfaqësues të OSBE-së, drejtojnë të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit në 28 mijë km katror të Shqipërisë. Një zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe 12 zv/drejtor në Qarqe janë në varësi të këtij zv/ministri. E njëjta gjë për arsimin, për burgjet. Partia Demokratike mund të zgjedhë një ministër politik që të përgatis një projekt qeveritar për numërim dhe votimin elektronik. Ne jemi gati ta financojmë dhe ta zbatojmë në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ben-oferten-e-fundit-pd-luajti-bllofin-tani-te-mbaje-pergjegjesite/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS