Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej më shumë se një ore po vazhdon takimi midis kryeministri Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në selinë e Presidencës. Takimi është ndërmjetësuar nga kreu i Shtetit, Bujar Nishani.
Burime diplomatike i thanë Ora News se oferta që i është bërë kryetarit të opozitës zt.Lulzim Basha është një ofertë shumë e mirë dhe madje sipas tyre është një ofertë shumë e mirë që tejkalon edhe ofertën e dhënë nga Mcallister të bërë disa ditë më parë.
Duhet theksuar se nga një angazhim maksimal të ndërkombëtarëve në zgjidhjen e krizës politike, duke veçuar këtu ambasadën amerikane në Tiranë si dhe delegacionin e Bashkimit Evropian.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se ka një angazhim maksimal nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Jozeph Daul.
19:05- Negociatat, Rama dhe Basha mbërrijnë në Presidencë
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë mbërritur në selinë e Presidencës, ku pritet të zhvillohen bisedime për zgjidhjen e krizës politike.
Burime nga takimi bëjnë me dije se po diskutohet për ofertën e kryeministrit Rama.
Ndryshe nga takimi i herës së shkuar, Rama dhe lideri i opozitës Basha nuk do të jenë të shoqëruar nga kryetarët e grupeve parlamentare, përkatësisht Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/negociatat-rama-e-basha-serish-tek-nishani-takimi-ne-oren-1900/