Ora News – Ambasadori i Zvicrës optimist për zgjedhjet: Të nxitet një kulturë dialogu

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Zvicrës Cristoph Graf shprehet optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. I pranishëm në konferencën ekonomike me Bankën e Shqipërisë, ambasadori Graf thotë se populli kërkon zgjedhje të lira dhe në demokraci duhet respektuar vullneti i popullit.
Në demokraci duhet respektuar vullneti i popullit dhe ai kërkon zgjedhje të lira. Mendoj se duhet të ketë një kulturë dialogu?. Ky apel vjen nga ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Cristoph Graf, i cili i bëri thirrje politikës shqiptare për të gjetur gjuhën e përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.
Cristoph Graf: ?Mendoj se në demokraci duhet respektuar vullnet i popullit, populli kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jam optimist se zgjedhjet do të mbahen dhe do të respektohen rregullat demokratike. Mendoj se duhet te duhet të ketë një kulturë dialogu?.
Me rëndësi për ambasadorin është stabilitieti në rajon, si një kusht edhe për zhivllimin ekonomik.
Cristoph Graf: ?Jemi këtu që të mbështesim një konferencë rajonale për çështjet makroekonomike që të kontribuojmë edhe për një mjedis të qëndrueshëm ekonomik. Zvicra është e interesuar për një Ballkan me prosperitet, ndaj e mbështesim këtë konference?.
Ambasadori Graf ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me Bankën e Shqipërisë ku Guvernatori Gent Sejko veçoi se normat e interesit në eurozonë kanë sjellë sfida specifike për politikën monetare të rajonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-i-zvicres-optimist-per-zgjedhjet-te-nxitet-nje-kulture-dialogu/

Share This Video


Download

  
Report form