Ora News - Zgjedhjet pa opozitën? Vasili: Nuk garantohet stabilitet e institucione

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet e njëanshme nuk garantojnë stabilitet dhe institucione te qëndrueshme. Ka qënë kjo deklarata e parë e Petrit Vasilit pas marrjes së drejtimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga selia e partisë Vasili tha se vendi ndodhet në një krizë politike për të cilën duhet një zgjidhje duke riftuar sërish PPE për tu riaktivizuar në negociata. Vasili vlerësoi ofertën e e 25 prillit si më realisten ndërsa nuk pranoi ti përgjigjet pyetjes se ku do jetë LSI pas zgjedhjeve pasi më I rëndësishëm se rezultati për LSI tha ai është procesi.
Petrit Vasili, në daljen e tij të parë si Kryetar i lëvizjes socialiste për Integrim, dha nje mesazh te forte politik duke theksuar se zgjedhjet e njënashme pa opozitën, nuk garantojn stabilitet, institucione të qëndrueshme dhe reforma.
Vasili: Zgjedhjet që janë të kontestuara gjerësisht, zgjedhje difektoze dhe të njëanshme, sigurisht që nuk do të prodhonin as stabilitetin e institucioneve dhe as nuk do mundësonin ecurinë e reformave që kërkon integrimi i vendit. Këtu duhet të jemi të përqëndruar të gjithë.
Vasili, tha se oferta e ndërkombëtarëve për gjetjen e konsesusit është realiste dhe mund të sjell zgjidhje në të mirë të vendit. Ndaj qendrimi i tij nuk ndryshon nga ai i Ilir Metës, duke përsëritur dhe nje herë se LSI, është e gatshme të sakrifikojë pushtet nëqoftëse ndihmon në zgjidhjen e krizës.
Vasili: Unë nuk bëj orakullin e jetëzgjatjes së qeverive pasi qeveritë mund të lindin nga zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mund të kenë jetë të ndryshme. Një nga propozimet tona ishtë që PPE të ishin ato të cilat lehtësonin zgjidhjen e krizës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-cdo-sakrifice-per-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme/

Share This Video


Download

  
Report form