http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për familjen, ish-Imami i xhamisë Leshnicës ne Pogradec, Almir Daci, rezulton i vrarë gjatë luftimeve në Siri, por kjo nuk e ka penguar Gjykatën e Krimeve te Renda te çoje deri ne fund procesin gjyqësor. Pas 37 seancash, Gjykata dënoi me 15 vite burg Dacin. Asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.Daci u vu nën akuzë për tre vepra penale: pjesëmarrje ne grupe terroriste në Siri, rekrutim e dërgimi të luftëtarëve për xhihad si dhe nxitjes së urrejtjes fetare. Por avokati mbrojtës i të pandehurit, theksoi ne sallën e gjyqit se, Prokuroria nuk ka asnjë provë të qenësishme për të fajësuar Dacin.Ish-imami i Leshnicës humbi kontaktet me familjarët e tij, ndërkohë që kishte marrë në Siri gruan e fëmijët. Fati i tyre ende nuk dihet. Almir Daci, u bë i famshëm gjatë një video të postuar në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje besimtareve t?i bashkoheshin grupit terrorist ISIS. Nga Shqipëria rezultojnë se kane shkuar për te luftuar ne Siri e Irak afro 100 persona.