Mes batutave dhe premtimeve kryebashkiaku Erion Veliaj ka inauguruar një rrugë në Kërrabë.
??Ajo rruga e Kërrabës është ideale për gurë në veshka?, më tha dikush, por sot nuk është më kështu, falë bashkëpunimit me qeverinë qendrore?, është shprehur Veliaj gjatë ceremonisë së inaugurimit.
Veliaj: Do ulim çmimin e biletës së autobusit për Kërrabën e Baldushkun
Kryebashkiaku u tha banorëve se kanë nisur diskutimet për uljen e çmimit të biletës së autobusit për Kërrabën dhe Baldushkun.
"Ky është fillimi. Do diskutojmë uljen e tarifave të autobusit për Kërrabën dhe Baldushkun. Ne e dimë që kushton nafta, servisi e siguracioni por besoj se do ketë hapësirë në mes që kompanitë të fitojnë por edhe që qytetarët të kenë lehtësi", tha Veliaj.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë pastër vendin për hir të fëmijëve duke ndihmuar kështu Bashkinë të kryejë detyrën e saj.